Rihanna arrin suksesin më të madh, dy miliardë dëgjime në Spotify
Bukuroshja nga Barbados, Rihanna me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka treguar për arritjen e një rekordi.
Ajo ka arritur të realizojë dy miliardë dëgjime të këngëve të saj në Spotify, pa i përfshirë bashkëpunimet, por vetëm këngët solo. Riri ka shprehur krenarinë për fansat e saj.
Ajo bëhet në këtë mënyrë femra më e dëgjuar në muzikën botërore pa publikuar asnjë album gjatë një viti kalendarik.