Rihanna befason fansat! Së shpejti dy albume të reja
Këngëtarja Rihanna ka disa kohë që na ka munguar me projektet e saj muzikore por lajmi i dhënë së fundmi do i gëzojë pafund fansat. Sipas disa raportimeve të fundit këngëtarja e famshme po punon për projekte gjigande.
Mesa duket Riri do të sjellë dy albume të reja njëkohësisht dhe njëri prej tyre do të jetë një përzierje e muzikës reggae/dancehall me 10 këngë të përzgjedhura.
Ndërkohë edhe albumi tjetër do të ketë 10 këngë, por do të jetë i gjithi me muzikë pop. Njëri nga albumet do të jetë gati deri në fund të vitit 2018, ndërsa tjetri do të dalë në treg në vitin 2019. Duket se hite të reja janë duke ardhur.