Lajme

26 April 2018

Rihanna do i thotë “Lamtumirë” Amerikës për të dashurin e saj?

Këngëtarja Rihanna do t’i thotë “lamtumirë” Amerikës, për të ardhur në kontinentin Evropian. Po flitet së tepërmi se Rihanna po planifikon të blejë një shtëpi në Paris, për të qenë më afër me të dashurin e saj miliarderin, Hassan Jameel.
“Hassan urren Los Angeles, kështu që Rihanna ka udhëtuar vazhdimisht në Evropë për ta takuar. Ata mund të kenë një jetë më normale atje, pa patur ndërhyrje nga fansat dhe paparacët”, është shprehur burimi për revistën OK

Revista shkruan gjithashtu se RiRi po shpenzon kohë edhe me punën e saj të dizajnit me Puma-n, e cila e ka selinë në Gjermani. Por megjithatë, Rihanna akoma nuk ka deklaruar asgjë për zhvendosjen e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com