Rihanna i tregon të gjitha në intervistën për Vogue, konfirmon romancën e re dhe fundin e marrëdhënies me Drake
Rihanna ka dhënë gjithçka nga vetja në një intervistë për “Vogue”. Këngëtarja e hitit “Lemons”, ka treguar disa detaje nga jeta e saj, lidhjen me sipërmarrësin milioner dhe të kaluarën e shumëpërfolur me Drake.
Fillimisht ajo ka rrëfyer për suksesin e linjës së saj të kozmetikës “Fenty Beauty” të cilën u frymëzua për ta krijuar pasi shtoi disa kilogramë më shumë. Ajo pranoi se pas kileve të tepërta u njoh me konturin dhe teknikat për ta bërë fytyrën e saj të duket më e hollë seç është në të vërtetë.
Gjithashtu për të hapur këtë biznes ajo është nxitur nga mamaja e saj e cila është e dashuruar pas grimit dhe vajzave të cilat preken pasi nuk arrijnë të gjejnë tonin që u përshtatet me lëkurën e tyre në një produkt të caktuar. Çdo gjë lidhet me forcën e femrës dhe për ta bërë atë të ndihet në versionin e saj më të mirë.
Rihanna ka konfirmuar lidhjen e saj me Hassan Jameel me të cilin është fotografuar disa herë për pushime. Ajo tregoi se më në fund është e lumtur dhe se gjithçka në jetën e saj ka marrë drejtimin e duhur.
Sa i përket Drake, këngëtarja pranoi se ajo ka qenë një ndër lidhjet më të sikletshme në jetën e saj. “Drake të mbushte me komplimenta, shumica e të cilave ishin boshe dhe kjo më vinte në një pozitë të vështirë, ashtu siç ndodhi në ‘VMA’ 2 vite më parë kur tha se më donte” ,u shpreh 30-vjeçarja.
Riri përfundoi intervistën e saj duke thënë se me Drake nuk janë as miq as armiq por thekson se e kaluara e tyre me njëri-tjetrin ka qenë e hidhur dhe se duhet të përfundonte.