Lajme

13 September 2018

Rihanna jep lajmin e mirë! Së shpejti me këngë të re….

Rihanna, duket sikur e ka lënë pas dore muzikën sepse që nga viti 2016, ajo nuk ka sjell ndonjë këngë solo në tregun muzikor. Artistja i është përkushtuar më shumë biznesit, duke sjell në treg linjën e saj të të brendshmeve për femra. Por duket se pritjes po i vjen fundi pasi ajo i është përveshur punës për të sjellë në treg një këngë të re.

Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë këngëtarja, e cila në përgjigjen dërguar një fansi në Instagram, i cili e kishte pyetur se a është duke punuar në drejtimin e prurjeve të reja muzikore shprehet se: “Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë lingeri, kozmetikë, film. Kur muzika është e gatshme, ju nuk do të duhet ta kërkoni. Por po vjen së shpejti”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com