Rihanna ka një mesazh për Drake…
Mesa duket ky vit nuk ka qënë i mirë për Rihanna-n. Pasi Grammy nuk e nominoi në kategoritë më të rëndësishme duke nominuar Beyonce-n, këtë javë erdhi dhe lajmi që Drake është lidhur me shoqen e saj Jennifer Lopez. Por pak ditë pasi u hapën thashethemet se Drake dhe Jennifer janë bashkë, Rihanna mbrëmjen e Krishtlindjes vendos buzëkuqin e Drake. Tom Ford në koleksionin e tij Lip & Boys Collection përfshiu edhe një buzëkuq të inspiruar nga Drake me nuanca vishnje. Në foton ku Rihanna shfaqet me mbesën e saj natën e Krishtlindjes duket nuanca e buzëkuqit. Çfarë ka dashur të thotë Rihanna me këtë?! Ajo nuk e harron aq lehtë Drake dhe mbase mund ta falë?! Ashtu siç fali Chris Brown para disa viteve…