Rihanna kokë e këmbë e dashuruar, ja kush është partneri i saj i ri
Ka kaluar kohë që kur ajo ka qenë e përfshirë në një romancë . E me sa duket ia paska vlejtur pritja pasi sëfundmi këngëtarja është parë e shoqëruar me një mashkull me të cilin po ia kalon shumë mirë.
29 vjeçarja e cila pati një marrëdhënie të komplikuar me Drake, tashmë duket se po frekuentohet me Hassan Jameel. Ky i fundit është trashëgimtar saudit, familja e tij ka të drejtën për shitjen e makinave Toyota.
Përflitet që çifti është përpjekur që ta mbajë marrëdhënien larg syrit të publikut, por mesa duket nuk ia kanë arritur. Sipas një burimi për ‘The Sun’ kjo marrëdhënie po bëhet shumë serioze dhe ata po ndjejnë shumë për njëri-tjetrin. E shijojnë shoqërinë e tyre në maksimum. Kjo duket edhe nga fotot e shkrepura nga paparacët sëfundmi. Teksa këngëtarja dhe i dashuri i saj janë me pushime në Spanjë, paparacët mesa duket kanë arritur të zbulojnë vendodhjen e tyre. Teksa të dashuruarit kanë qenë në pishinë duke shkëmbyer puthje të nxehta, duke pirë shampanjë e duke u argëtuar, fotografët ndonëse larg kanë arritur të shkrepin disa foto nga këto momente.