Lajme

06 April 2018

Rihanna mahnitëse në lançimin e koleksionit ‘Sephora Loves Fenty Beauty’

Rihanna së fundmi është tërhequr paksa nga pjesëmarrjet nëpër evenimente të ndryshme.

Nndërkohë, ajo është duke u fokusuar te linja e saj e kozmetikës, Fenty Beauty, në përpjekje që ta shndërrojë në brend botëror. 30-vjeçarja duhet të jetë prezente në organizime të ndryshme për ta promovuar brendin e saj.
Kështu që në një eveniment të organizuar në Milano për lançimin e koleksionit ‘Sephora Loves Fenty Beauty’, Riri ka treguar se akoma e ka aftësinë për të tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj.
30-vjeçarja kishte veshur një fustan lëkure të zi të shkurtër, nga koleksioni i Versace, të cilin e kishte kombinuar me një rrip ngjyrë ari.
Autorja e shumë hiteve ka pozuar për fotografët, ndërsa faqet rozë të mediave kryesore i kanë kushtuar artikuj dukjes së saj. Gjatë mbrëmjes ajo është fotografuar në shoqërinë e mbesës së saj. Të dyja shfaqeshin rrëzëllitëse teksa luanin të buzëqeshura në një ‘pellg’ topash të vegjël.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com