Rihanna nderohet me çmim nga Univerisiteti i Harvradit
Rihanna mund të jetë një ndër këngëtaret më influencuese në muzikë por ju nuk dini se në fakt në kohën e lirë Rihanna është shumë e angazhuar duke bërë bamirësi dhe duke mbrojtur të drejtat e minoriteteve si dhe shtresave më të dhunuara të shoqërisë.
Duke qenë se aktiviteti i saj i bamirësisë vitin që kaloi ka qenë edhe më i gjerë, Univerisiteti i Harvradit ka vendosur që ta vlerësojë me çmimin “Bamirësja e vitit”.
Rihanna ka qenë kontribuuesja kryesore në vlerë monetare për një grup studiuesish që po merren me gjetjen e kurës së kancerit. Gjithashtu përveç kësaj ajo ka udhëtuar drejt Malaëi-t për të kaluar kohë me mësues dhe fëmijë për të promovuar rëndësinë e edukimit.
Çmimi do t’i jepet këngëtares në kampusin e Harvardit në datën 28 shkurt