Lajme

01 December 2016

Rihanna nuk mund të mungonte…

|
By
|
0 Comment
|

Kur princi takon “mbretëreshën” e pop-it! Princi Harry takoi dhe bisedoi me Rihanna-n në vendlindjen e saj Barbados, më 30 nëntor, gjatë turit të tij mbretëror në Karaibe.

Super-ylli i muzikës pop u bashkua me princin tërheqës për të festuar 50-vjetorin e pavarësisë së Barbadosit nga Mbretëria e Bashkuar. Takimi i dyshes ndodhi në qytetin Toast gjatë ceremonisë kombëtare për të vlerësuar arritjet e vendit.Sipas “Daily Express”, këngëtarja 28-vjeçare dukej e mrekullueshme me një fustan bojëqielli për eventin, ndërsa ndodhej në të njëjtën tavolinë me Presidentin e Guajanas, David Granger, vendosur shumë afër tavolinës së familjes mbretërore.

Harry dhe Riri u paraqitën më vonë në mbrëmje në koncertin e gjigand në Kensington Oval, ku performuan disa nga talentet e vendit.Turneu i Harry-t do të zhvillohet në shtatë vende në Karaibe.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com