Rihanna promovon linjën e saj të fundit të bukurisë “topless”
Bukuroshja nga Barbados, Rihanna edhe njëherë ka evidentuar sensualitetin e saj. Në disa imazhe të publikuara në Instagram këngëtarja është shfaqur topless. Përmes fotove të publikuara ajo ka promovuar linjën e saj të fundit të bukurisë, Fenty Beauty.
“Vetëm edhe pesë ditë”, ka paralajmëruar këngëtarja teksa po rivalizon yje të mëdha si Kim Kardashian që po ashtu ka promovuar linjën e saj të bukurisë. Riri prej kohësh është distancuar nga muzika në një përpjekje për t’u dedikuar tërësisht në biznes.