Rihanna qëndër e kritikave për performancën e saj në “Grammy Awards”
Performanca e Rihannës, Dj Khaled dhe Bryson Tiller u konsiderua si një ndër performancat më energjike. Artistët kënduan ‘live’ hitin e tyre të jashtëzakonshëm “Wild Thought” ndërkohë që
Rihanna performoi edhe një kërcim afrikan me të cilën një pjesë e mirë e publikut është tallur duke e konsideruar si të çuditshëm.
Në këtë mënyrë e gjithë vëmendja u përqëndrua tek performance e saj dhe jo tek çmimi që rrëmbeu sa i përket bashkëpunimit me Kendrick Lamar, “Loyalty” që fitoi “Best Rap/Sung”.
Performanca e saj u shoqërua edhe me meme të shumta mjaft qesharake. Disa u tallën mbi mënyrën sesi ajo kërcente ndërsa disa të tjerë nuk lanë pa përmendur edhe faktin se ajo ka shtuar disa kilogramë më shumë.