Rihanna reklamon sandalet e dizejnuara nga ajo, do të magjepseni…
Rihanna, pak ditë pasi publikoi bashkëpunimin me Dj Khaled shfaqet me një foto tejet seksi, siç e pamë edhe ne videoklip.
Kjo foto është realizuar për të reklamuar sandalet e firmës ‘Manolo Blahnik’, të cilat këngëtarja i ka të veshura edhe në videoklipin e fundit të këngës ‘Wild Thoughts’.
Këngëtarja ka bashkëpunuar me këtë markë për të disatën herë duke ndihmuar në dizejnimin e këtij koleksioni. Çmimet për këto produkte variojnë nga $1,265 – $2,325. Ato do të dalin në shitje në 6 korrik.