Rihanna shfaqet sportive por me plot stil…
Për zgjedhjet e veshjeve të saj, Rihanna së fundmi tha se zgjedhjet e saj varen shumë nga ajo se si ndihet, herë e shëndoshë, dhe herë një femër e hollë.
“Unë i jap vëmendje veshjes çdo ditë kur shkoj te dollapi për të parë se çka më shkon e çka jo. Është një gjë individuale”, u shpreh Riri.
Edhe duke u bazuar tek kjo teori e saj ajo sërish nuk ka zhgënjyer sepse është shfaqur tejet sportive në paraqitjen e saj më të fundit në New York. 29 vjeçarja u shfaq jashtëzakonisht atraktive me aksesorët e saj të verdhë, dy çanta luksoze dhe këpucët e saj po të verdha. Krijuesja e hitit “Umbrella” shtoi edhe vathë ngjyrë ari të mëdha për t’u dukur e jashtëzakonshme. Çanta e saj e lëkurës “Gucci Ghost” e punuar nga lëkura kushton jo më pak se 3 mijë euro.