Rihanna shkëlqen e veshur në Versace
Rihanna edhe një herë ka treguar se ajo nuk është rastësisht një prej yjeve më të pëlqyera në botë. Së fundmi është shfaqur tejet atraktive në veshje të punuar nga Versace. Ajo shihet teksa tregon linjat trupore me bluzën e hapur në pjesën e gjoksit.
Flokët i ka të kuruar dhe makijazhi përshtatet me ngjyrën e veshjeve, kurse mini xhinset e bëjnë atë të duket tejet joshëse. Rihanna ka shijuar sukses të madh këtë vit me këngën “Wild Thoughts”. Ajo po bëhet gati për një album për vitin 2018.