Rihanna shmang përqafimin me Macron, shpërthejnë meme-t
Këngëtarja e famshme Rihanna, e cila është edhe ambasadore në Global Partnership for Education, ka qenë pjesë e konferencës “GPE Financing Conference, an investment in the Future” në Dakar, ku të ftuar ishin personalitete nga e gjithë bota, e një ndër to edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
Rihanna dhe Macron mbajtën fjalën e tyre në konferencë, por ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte takimi i “përzemërt” midis këngëtares dhe presidentit të Francës.
Nga fotot e publikuara duket sikur Rihanna është përpjekur të shmangë përqafimin më Macron, gjest i cili ka tërhequr syrin e paparacëve.
Publikimi i fotove ka bërë xhiron në internet duke bërë që komentet dhe thashethemet të jenë të ndryshme. Kanë qenë të shumkta meme-t e realizuara nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Disa shpreheshin:”Presidenti Macron duke e parë Rihanën si një çokollatë e shijshme.”