Rihanna sjell një tendencë të re
Rihanna nuk është vetëm një makineri që prodhon hit-e, por edhe një femër që jo vetëm nuk ngurron të provojë të gjitha tendencat e fundit, por edhe të kombinojë veshje sipas dëshirës së saj.
Ka raste që nëse nuk gjen një tendencë t’i pëlqejë, e krijon vetë, ashtu si puffer jackets nga të cilat nuk u nda për asnjë moment gjatë dimrit. Sepse Rihanna është Rihanna.
Në një dalje të saj ditët e fundit në New York kishte veshur total denim me një bluzë të bardhë. Ndërsa këpucë kishte zgjedhur Fenty x Puma që i ka kriuar vetë. Deri këtu gjithçka ok. Por kur i ngritëm sytë më lart dhe pamë çfarë kishte në kokë, atëherë e vërtetuam se ishim duke parë vërtet Rihanna-n.
RiRi mbante veshur një kapelë baseball-i nga brand-i urban Supreme dhe sipër saj kishte lidhur një shami prej metaksi!