Rihanna solli trendin e ri të vetullave dhe do i’u kthejë shumë pas në kohë
Një trend i ri ka mbërritur. Edhe pse vitet e fundit të gjithë kemi qenë dëshmitarë se në modë janë vetullat e trasha duket se gjithçka ka ndryshuar sepse Rihanna paralajmëroi trendin më të fundit të vetullave.
Së fundmi Rihanna ka pozuar për revistën “Vogue” dhe në sy si gjithmonë ka rënë pamja e saj e jashtme. Ndryshe nga çdo herë tjetër ajo shfaqet me vetulla të holla si fije peri dhe gjithë bota po flet se me sa duket do të rikthehet trendi i viteve 2000, që jo të gjithë e pëlqejnë.