Rihanna suprizon fansat, së shpejti me dy projekte të reja muzikore
Prej disa muajsh, këngëtarja Rihanna nuk ka lançuar asnjë projekt të ri muzikor. Ajo ka qenë mjaft e angazhuar me linjën e saj të kozmetikës “Fenty Beauty” si edhe koleksionin e saj të të brendshmeve “Savage X Fenty”. Por më në fund vjen një lajm i mirë nga Rihanna, pasi ajo së shpejti do të vijë jo me një por me dy projekte të reja muzikore dhe diçka të tillë e kanë konfirmuar publicistët e këngëve të “BMI Platinum Songs U.S”.
Produksionet e reja muzikore do mbajnë titujt “Waist Line Down” dhe “Nah Left” dhe janë shkruar e kompozuar nga Inconnu Compositeur Auteur dhe Plummer Simon David. Por datat e publikimit të tyre ende nuk janë bërë të ditura.