Rihanna vazhdon me përpjekjet e saj për edukim global
Si ambasadore e “Partneritetit Global për Edukim”, këngëtarja Rihanna ka arritur falë përpjekjeve të saj të mbledhi 2.3 milionë dollarë për edukim në vendet e lëna pas në botë.
Ajo ka folur në konferencën inauguruese në Dakar, ku ka falënderuar donatorët dhe ka sqaruar pse vazhdon beteja e saj për edukimin në botë.
“Ne kemi pasur progres të madh gjatë ditës, por puna kurrë nuk ndalet. Ne kemi rrugë të gjatë për të bërë. Kjo është një luftë që nuk do të ndalemi derisa secili djalë, e secila vajzë të ketë mundësi për edukim”, u shpreh Rihanna në këtë konferencë.
Me iniciativë të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe atij të Senegalit, Macky Sall, kjo konferencë ishte ndjekur nga shtatë krerë shtetesh dhe më shumë se 60 ministra, presidenti i Bankës Botërore dhe liderët e agjencive të Kombeve të Bashkuara, organizatave të shoqërisë civile dhe shumë të tjerë.
Në shkurt të vitit të kaluar, ajo e mori çmimin e vitit për humanizëm nga Harvardi për punën e saj në fondacionion “Clara Lionel” dhe promovimin e edukimit në disa pjesë të botës, përfshirë në Malavi.
“Ne të gjithë jemi njerëz, të gjithë meritojmë një shans”, ka thënë RIhanna kur mori çmimin.
Today’s @GPforEducation Replenishment Conference in Dakar, Senegal raised over $2.3B for global education!?✏️? @rihanna @GlblCtzn #FundEducation #CLF pic.twitter.com/FjBMvGHdPJ
— Clara Lionel Fdn (@ClaraLionelFdn) February 2, 2018