Lajme

04 January 2017

Rikthehen problemet Depp – Heard

|
By
|
0 Comment
|

Aktori Johnny Depp pretendon se ish-bashkëshortja e tij Amber Heard, po e përdor divorcin për të kërkuar më shumë famë.

Çifti ende nuk i kanë përmbyllur procedurat ligjore të divorcit, pasi Amber ka paraqitur një kërkesë në gjykatë për të zbatuar shlyerjen e 7 milionë $ nga Depp për Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles dhe ACLA. Por Johnny ka refuzuar të paguajë me pretendimin se gjithçka po bëhet për të siguruar vëmendje mediatike.

“Kërkesa e saj është plotësisht e panevojshme sipas ligjit dhe sugjeron një përpjekje të minutës së fundit për të tërhequr vëmendjen e medias. Aplikimi i saj është vetëm një përpjekje e hapur për të rritur pesëmbëdhjetë minutat e saj të famës, por edhe një humbje kohe ndaj Gjykatës dhe burimeve për shtimin e pajustifikuar të tarifës së avokatit”, thuhet në kërkesën e plotësuar nga Depp.

Edhe pse nuk ka asnjë reagim nga Amber për këtë deklaratë, avokati i saj është shprehur se:

“Kjo është vetëm një përpjekje tjetër nga Depp dhe ekipi i tij për të mos paguar klienten time të cilës i ka borxh”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com