Rikthehet James Bond, publikohet data e premierës së tij
Producentët e James Bond kanë konfirmuar se seria e ardhshme e filmit do të publikohet në vitin 2019, ku pritet edhe rikthimi i Daniel Craig.
Studio e regjistrimit ka lajmëruar se filmi i 25-të i Bond do të publikohet nëpër kinema më 8 Nëntor 2019, pavarësisht se ende nuk është konfirmuar producenti dhe kasti i aktorëve.
“James Bond do të rikthehet në kinematë amerikane më 8 nëntor 2018, ku si traditë ai do të publikohet më parë në Angli e më pas në pjesën tjetër të botës”, shkruhet në një postim të bërë nga faqja zyrtare e James Bond.
Cara Delevingne përflitet se është në bisedime e sipër për të qënë “Bond Girl”, ndërkohë Adele përflitet të ketë firmosur kontratën për kolonën zanore të filmit.