Rikthehet një nga çiftet më të përfolura në Hollywood?
Historia e dashurisë, por edhe e ndarjes, mes Rihanna-s dhe Chris Brown, është diskutuar gjatë në media e duket se pikërisht kjo ndjenjë i ka bërë bashkë dy këngëtarët.
Një burim është shprehur se ata kanë filluar sërish të flasin me njëri-tjetrin dhe janë ndër ata persona që nuk mund të rrinë kurrsesi larg.
Tashmë marrëdhënia e tyre është më e nxehtë se kurrë pasi Riri dhe Chris rrinë gjithë natën duke i shkruar njëri-tjetrit. “Fillimisht biseda nisi nga rrjetet sociale për të vijuar më vonë në telefonat personalë. Ata janë bërë për njëri-tjetrin”, “Nuk është thjesht “texting” por është “sexting””. Kujtojmë se marrëdhënia mes dy këngëtarëve mori fund për shkak se Chris ishte i dhunshëm ndaj Rihanna-s.