Lajme

26 October 2018

Rikthehet pas në kohë! Justin Bieber ndryshon pamje dhe fansave iu kishte munguar

Prej shumë kohësh, jemi mësuar ta shohim Justin Bieber me një stil veshjeje disi të shkujdesur, flokë të gjatë dhe mjekër. Një pamje kjo shumë më ndryshe nga ajo e Justin disa vite më pare. Por duket se edhe Justin i mungon ajo kohë dhe ka vendosur sërish të ndryshojë look.

Së fundmi, ai është fotografuar së bashku me Hailey Baldwin teksa shkonin në restorantin e tyre të preferuar në Los Angeles. Baldwin mbante veshur një bluze në ngjyrë jeshile të markës Channel, si dhe një çantë të Louis Vuitton. Ndërkohë që Bieber kishte zgjedhur një bluze në ngjyrë të verdhë ku shkruhej “Drew”.

 

Ajo që tërheq vëmendjen është fakti se Justin shfaqet pa mjekër dhe me flokët e kapura. Duket se Hailey ka arritur ta bindë bashkëshortin të bëjë këtë ndryshim.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com