Lajme

25 January 2018

Rikthehet reklama e Pepsit me yllin Cindy Crawford

Vitin e kaluar, ish-modelja, Christie Brinkley i kujtoi të gjithëve se gratë “nuk vijnë me një afat të skadimit” duke sjellë një fotosesion shumë seksi me rroba banjo për Sports Illustrated në moshën 63 vjeçare.
Modelja Cindy Crawford, e cila mbush 52 vjet muajin e ardhshëm, po sjell qëndrimin e njejtë në Super Bowl LII, e cila do të rikrijojë reklamën e saj klasike të vitit 1992 për Pepsi, duke aktruar këtë herë së bashku me djalin e saj 18 vjeçar.
Reklama “This Is the Pepsi” është pjesë e fushatës “Pepsi Generation” duke nderuar historinë 120 vjeçare të kompanisë në kulturën pop e ku do të shfaqen edhe pamjet e reklamës së Michael Jackson për pijen e gazuar Pepsi.
Reklama e vitit 1992, në rast se keni harruar, shfaqte Crawford të veshur me xhinse të shkurta dhe një bluzë të brendshme e cila ndalet në një pompë benzine me një Lamborghini për të blerë një kanaçe Pepsi.
Ajo merr përgjigje nga një djalë i ri që i thotë “A nuk është kanaçja e re e Pepsit fantastike?”.
Kjo reklamë solli gjithë vëmendjen mbi modelen Crawford dhe ndryshoi jetën e saj përgjithmonë.
“Ishte një nga këto momentet në karrierën time që kur ecja rrugës, njerëzit më thërrisnin “Pepsi”. Ndodhte edhe që isha në një bar dhe njerëzit më dërgonin një kanaçe Pepsi për të më përshëndetur”, ka thënë ajo për Associated Press.
“Është shumë e bukur kur gjatë festës së Halloween, shumë gra zgjedhin të duken si unë në atë reklamë. Tashmë është bërë si një kostum për këtë festë”, ka vazhduar tutje ajo. Rikrijimi i kësaj reklame sjell një moment të veçantë për modelen, ajo do të punojë bashkë me djalin e saj, Presley Walker Gerber, që aspiron të bëhet model.
“Kur ai luante pjesën e tij, unë isha thjesht një nënë krenare që po e vëzhgoja duke mos dashur ta shqetësoj”, ka thënë modelja e njohur.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com