Ripunohet busti dedikuar Cristiano Ronaldos
Që Cristiano Ronaldo është një futbollist i pashëm, këtë nuk e mohon askush, as vajzat, por as djemtë.
Duket se me të njëjtin sy nuk e ka parë skulptori Emanuel Santos. Busti i bërë për nder të CR7, i vendosur në aeroportin që mban emrin e tij në Portugali, ishte e realizuar në një mënyrë shumë amatoreske dhe shumë shpejt u shndërrua në objekt talljeje në internet. I mbani mend besojmë ato “meme” të bëra me yllin portugez.
Por fatmirësisht, Jose Gomez Palas, na solli Cristiano Ronaldo që të gjithë njohim dhe duam. Ai ripunoi edhe një herë bustin e tij, kësaj here të punuar mjeshtërisht.