Lajme

04 December 2017

Rita duket joshëse edhe pse e veshur me stil të viteve shtatëdhjetë

Rita Ora, asnjëherë nuk dështon të duket joshëse edhe kur pozon jashtë qilimit të kuq. Ajo ka tërhequr vëmendjen e mediave me pamjen e saj në eventin e organizuar prej Cara Delevingnes, e cila është zhvilluar në Londër.

Hitbërësja e “Hot Right Now” dukej bukur me veshjen sikur të viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Bukuroshja kishte të veshur një bluzë të kaltër, syze të mëdha dhe një fustan të gjelbër. Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikojë gjatë vitit të ardhshëm.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com