Lajme

04 June 2017

Rita Ora arrin në Shqipëri, ja arsyeja…

Rita Ora i ka lënë të gjitha angazhimet e saj dhe ka ardhur me familjen e saj në Shqipëri. Dhe arsyeja e këtij udhëtimi është pikërisht një dasëm familjare në të cilën këngëtare shqiptare me famë botërore nuk mund të mungonte. Ajo ka publikuar disa foto në rrjetet sociale në Instagram dhe Snapchat ku na tregon se është akomoduar në një hotel të kryeqytetit dhe shoqërohet nga njerëzit e saj më të afërt si nëna Vera Sahatçiu, tezja, motra por edhe anëtarë të tjerë të familjes.
Kujtojmë që nuk është hera e parë që artistja vjen në trojet shqiptare për të marrë pjesë në evente familjare. Në vitin 2008 ajo udhëtoi drejt Prishtinës për dasmën e një të afërmi e u bë pjesë e atmosferës tipike shqiptare të dasmave.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com