Lajme

21 December 2018

Rita Ora: “Babagjyshi që shpërndan dhurata për fëmijët e sëmurë”

Me ardhjen e festave të fundvitit, shumë prej figurave publike janë bërë më social me fansat e tyre të shumtë.
Njëra ndër to është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila ditën e sotme tregoi një anë tjetër të shpirtit të saj.
Ajo vendosi që të vishet si babagjyshi, dhe t’u shpërndajë dhurata fëmijëve të sëmurë dhe punëtorëve në Spitalin Westminster, në Chelsea.

Ajo ndau me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram disa fotografi nga aksioni i ndërmarrë, ku nga fotografitë shihej se ka qenë mjaft e entuziazmuar gjatë shpërndarjes së dhuratave.

“Faleminderit Ati i Krishtlindjeve, @Idriselba që më ftuat mua për të vizituar disa fëmijë dhumë të veçantë dhe infermierët dhe mjekët sot në spital, befasia më e mirë ndonjëherë! Deri vitin e ardhshëm! Falënderime të veçanta për Chelsean dhe Spitalin Westminster dhe Spitalin e Fëmijëve Evelina”, ka shkruar Ora në Instagram.
Ndërkohë, fëmijët e sëmurë duket të jenë lumturuar pa masë, teksa kanë pranuar dhurata nga një yll botëror.

Duke qenë një prej këngëtareve më me ndikim në tregun britanik, Rita tregoi edhe një anë tjetër të saj, atë të humanizmit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com