Rita Ora bën diferencën, duket e magjishme e veshur në të zezë
Rita Ora preferoi një dukje klasike dhe arriti që të tërheqë vëmendjen e mediave botërore me paraqitjen e saj në Grammy Awards. Ajo zgjodhi një fustan me ngjyrë të zezë dhe me një prerje tepër të madhe duke zbuluar këmbën e saj.
Paraqitja e saj në Madison Square Garden nuk la nën hije dukjen e saj të magjishme. Për mediat britanike me veshjen e përzgjedhur ajo risolli dukjen e Angelina Jolie e cila po ashtu zbuloi një këmbë në një nga paraqitjet më të famshme të saj. Me grim të thjeshtë, buzë të kuqe dhe flokë të dredhura nga prapa ajo bëri diferencën.