Rita Ora bukuri “helmuese”
Rita Ora është transformuar në një bukuri helmuese në takimin vjetor të ‘KISS Halloween Party” në Londër.
Shumë yje të showbizz ishin pjesë e konkursit për maskën më të bukur. 26-vjeçarja kishte zgjedhur personazhin helmues ‘Poison Ivy’, në filmin “Batman” të luajtur mjeshtërisht në 1997 nga Uma Thurman.
Ylli i muzikës shtoi se nuk ishte e lehtë të performonte me këtë veshje, por ne padyshim themi që ia ka vlejtur, pasi ka shkëlqyer me këtë look.