Rita Ora dhe Bebe Rexha së bashku për të ndarë çmimin e bashkëpunimit më të mirë në “iHeartRadio Music Awards”
Rita Ora dhe Bebe Rexha janë paraqitur bashkë në skenën e ‘The Forum’ në Los Angeles për të ndarë një çmim në kuadër të edicionit të “iHeartRadio Music Awards”. Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore e kanë ndarë çmimin për bashkëpunimin më të mire, i cili shkoi për “The Chainsmokers” dhe “Coldplay”.
Vajzat duken shumë bukur përkrah njëra –tjetrës me një buzëqeshje dhe look mahnitës. Gjatë konferencës për media në Prishtinë Rita kishte thënë se Bebe ishte njëra prej shoqeve të saja më të mira. “E kam pasur rastin të takohem me Beben në New York dhe ajo tash është një prej shoqeve të mia më të mira. Ajo është shumë argëtuese dhe shumë e mirë”, ishin fjalët e këngëtares 27-vjeçare.