Rita Ora dhe Bebe Rexha tërhoqën vëmendje me pamjen dhe performancën e tyre në Victoria’s Secret
Përveç sfilatës së engjëjve të saj, në sfilatën e Victoria’s Secret e veçanta ishte edhe pjesëmarrja e dy këngëtareve me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Ato tërhoqën vëmendjen jo vetëm me performancat e tyre por edhe me veshjet tejet ekstravagante.
Rita Ora kishte zgjedhur të vishej me një “body” të zi dhe çizme deri sipër gjurit. Ajo i kishte shtuar veshjes së saj edhe një kapele “beret”, por nuk mungonin gjithashtu edhe aksesorët e shumtë. Ndërsa, Bebe Rexha kishte zgjedhur një kostum neon me ngjyrë rozë, i cili në disa momente I shkaktoi edhe disa situata të sikletshme.