Lajme

23 February 2017

Rita Ora dhe Dua Lipa shkëlqyen në BRIT Awards

|
By
|
0 Comment
|

Rita Ora dhe Dua Lipa ishin dy këngëtaret me origjinë shqiptare, që u vlerësuan përsa i përket zgjedhjes së veshjes, që kishin bërë për t’u paraqitur në tapetin e kuq të “BRIT Awards”, në Londër.

Ato u siguruan të kthenin kokët e të gjithëve, teksa parakaluan me veshjet e tyre, krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra.

Rita Ora u cilësua si një nga femrat e veshura më bukur me fustanin e saj magjepsës që shkëlqente.Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” dukej si një princeshë përrallash me fustanin e gjelbër , me një stil bishtpeshku të Alexandre Vauthier. Fustanin e kishte kombinuar me një xhaketë të stilit ushtarak, por që ishte e dizejnuar me gurë të shndritshëm në ngjyrën e fustanit.Për këtë paraqitje mbresëlënëse Rita falënderoi stilistin Alexandre Vauthier, që i lejoi të ishte e para që veshi krijimin e tij më të fundit.

“Brits 2017, të falënderoj i dashur @alexandrevauthier që më lejove të jem e para që vesh një nga krijimet e tua të fundit në tapetin e kuq! E adhuroj! Të dua!”, shkruan Rita.

Ndërsa Dua Lipa kishte zgjedhur një veshje më klasike, një kostum të zi që nxirrte në pah linjat e saj. Por Dua ishte treguar e guximshme pasi xhaketën e zezë e kishte veshur pa reçipeta.

Me sandale me takë të lartë dhe aksesorët e veçantë, një varëse dhe një palë vathë që shkëlqenin, Dua dukej mjaft elegante dhe seksi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com