Rita Ora dhe Eminem konkurrojnë për vendin e parë në “Official UK Charts”
Eminem dhe superylli shqiptar, Rita Ora, janë duke konkurruar fuqishëm për vendin e parë në “Official UK Charts”. Top lista zyrtare britanike e cila sjellë më të mirët e muzikës javë pas jave, këtë herë ka vendosur në konkurrencë reperin dhe bukuroshen.
“Eminem dhe Rita sfidojnë Camila Cabellon për numrin 1 pas performancave në MTV EMA. Performuesit në MTV Ema kanë pasur impakt në top lista këtë javë”, ishte njoftimi nga “UK Official Charts”. Duket se paraqitja e jashtëzakonshme e Ritës ka bërë që ajo të luftojë për vendin e parë në këtë top listë bashkë me legjendën e gjallë të hip hopit.