Rita Ora dhe i dashuri i saj të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit, hedhin poshtë thashethemet për ndarje
Ajo u detyrua të konfirmonte marrëdhënien e tyre pas komenteve negative të fansave të saj, pas postimit të fotove me boksierin Conor McGregor, i cili ka një të dashur prej nëntë vjetësh. Rita Ora dukej më shumë se e lumtur teksa futej në aeroport me të dashurin, Andrew Watt. Ndonëse humbën fluturimin, këngëtarja e “Hot Right Now”, kishin shpirtin e shakave teksa gjithë kohën qeshnin me njëri-tjetrin. Kjo është hera e parë që Rita duket kaq e lirshme me të dashurin në publik. Ajo e ka mbajtur shumë të fshehtë lidhjen dhe jashtë vëmendjes së kameras. Sipas “DailyMail” e gjitha kjo ka qenë përpjekje e Ritës për të mbrojtur romancën e saj. Vetëm disa ditë më parë fansat e kryqëzuan Ritën pas fotove me boksierin. Ata e akuzuan se po dilte me një burrë të martuar, dhe se po tregonte mungesë respekti ndaj gruas së McGregor. Pas kësaj doli menaxheri i këngëtares i cili sqaroi se mes tyre nuk kishte asgjë dhe se ishin thjeshtë dy njerëz që po argëtoheshn në një festë.