Rita Ora duket mahnitëse me look-un e ri
Rita Ora po shndërrohet në një ikonë mode duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen me tendencat që ajo sjell në çdo dalje publike por jo vetëm.
Edhe së fundmi, Rita ka mahnitur fansat teksa është fotografuar duke shkuar për tek festa e përvitshme e “Annabel’s Jungle”.
Ajo u shfaq me një fustan të shkurtër me printe lopardi duke e shoqëruar këtë pamje edhe me një paruke platini e cila i jepte një tjetër shkëlqim pamjes së saj.
Këngëtarja është parë e lumtur teksa këndonte dhe kërcente gjatë gjithë festës së organizuar.