Rita Ora e lumtur që nuk përflitet më për romancat por për punën e saj si këngëtare
Ajo ka realizuar më në fund premtimin për materialin e ri muzikor, duke nxjerrë në treg këngën me titull “Your Song”.
Në një intervistë të dhënë për revistën “#legend” ajo është shprehur tepër e lumtur që fokusi kryesor tashmë është muzika dhe jo romancat e saj.
Këngëtarja me origjinë shqiptare duket e mrekullueshme në numrin e fundit të kësaj reviste dhe në ndryshim nga setet e tjera fotografike, nuk ka ekspozuar pjesë provokuese të trupit të saj dhe ka shkëlqyer si një modele e vërtetë.
“Me këtë album, unë jam përmirësuar si një tekstshkruese dhe kam mundur të zbuloj më shumë nga vetja ime. Nuk ka më rëndësi se më kë po shoqërohet Rita”, ka thënë artistja.
26 vjeçarja në vitin 2012 pasi publikoi albumin e parë deklaroi që do të largohej për një periudhë pushimi pa afat nga muzika, e mesa duket e ka shijuar këtë periudhë në maksimum pasi është rikthyer më energjike se kurrë.