Rita Ora flet për dashurinë
Rita Ora dukej e veshur më shumë stil teksa është fotografuar së bashku me AndreW Watts, i cili përflitet se është i dashuri i saj i ri.
Çifti i përfolur mendohet të ketë shijuar disa pushime në Romë. Rita kishte veshur një bluzë të frymëzuar nga vitet 90′.
Nuk është hera e parë që dyshja është fotografuar së bashku pasi në mesin e muajin shtator, Rita dhe Andrew janë fotografuar teksa vizitonin një studio muzikore së bashku.
Këngëtarja sëfundmi ka folur rreth lidhjeve të saj dhe ka treguar pse dëshiron t’i mbaj ato sekrete. “Eksperienca më ka mësuar të mos flas për lidhjet e mia dhe thashethemet pasi kam qenë në qendër të tabloideve rozë dhe më besoni, nuk ia vlen. Zemra më është ‘thyer’ një herë. Dashuria është shumë e bukur por mund të jetë dhe gjëja më e rrezikshme në botë. Njerëzit bëjnë çemduri kur vjen puna tek xhelozia dhe dashuria”- është shprehur në një intervistë për Vanity Fair.