Rita Ora fotografohet me të dashurin e saj të ri
Pas axhendës së ngarkuar me koncerte, nga Shqipëria në Itali, duket se këngëtarja e famshme shqiptare ka vendosur që t’i dedikohet më shumë vetes. E relaksuar në plazhet e Toskanës, Rita Ora është fotografuar me të dashurin e saj të ri.
Sipas britanikes Dailymail, Rita ka nisur një romancë të re me rrokerin amerikan Andrew Watt. Ata shfaqen në skena të ndryshme, shumë afër njëri-tjetrit, teksa shijojnë rrezet e diellit dhe plazhet e mrekullueshme të Toskanës.