Rita Ora “harron” të bëhet gati për ceremoninë e “MTV Europe Music Awards”
Rita Ora ishte pjesë e evenimentit të madh muzikor, ‘MTV Europe Music Awards’, në Wembley të Londrës. Këngëtarja shqiptare me famë botërore është kujdesur që të tërheqë vëmendjen që në paraqitjen e saj të parë. Veshja e saj të jepte përshtypjen sikur ajo kishte harruar të bëhej gati për ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve muzikore.
26-vjeçarja ka parakaluar në tapetin e kuq me një robdeshambër dhe peshqir të vendosur në kokë. Rita nuk ka hezituar të ngjitet edhe në skenë dhe të paraqitet para publikut, natyrisht edhe miliona shikuesve me këtë veshje. Sidoqoftë, më pas ajo e ka ndërruar veshjen për të vazhduar me drejtimin e programit të ‘MTV EMA’. Në “MTV Europe Music Awards” përveç që është prezantuese, këngëtarja është edhe e nominuar në kategorinë ‘Dukja më e mirë’.