Lajme

19 February 2018

Rita Ora merr vëmendjen maksimale me koncertin e saj në Kosovë por gabimi i “Daily Mail” do ju habisë…

Koncerti i Rita Ora-s në Prishtinë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës u përcoll së tepërmi edhe nga mediat e huaja. Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka postuar edhe në rrjetet e saj sociale momentet më të bukura të performancave të saj si edhe ato ku ajo shihet duke hedhur valle.

Krahas kësaj ajo është komentuar shumë për veshjen por edhe për faktin se në këtë koncert u shfaqën mbi 300 mijë njerëz.

Portale të ndryshme të huaja kanë shkruar jo vetëm për shkëlqimin e Rita Ora-s por edhe për Kosovën si shtet i pavarur. Por prestigjiozja “Daily Mail” kur i është referuar koncertit të Rita Orës ka ngatërruar vendndodhjen duke zëvendësuar Kosovën me Ukrainën.

Megjithëse ky gabim nuk është vënë re menjëherë nga përfaqësuesit e këtij tabloidi, në një shkrim të dytë ata kanë korrigjuar gafën e tyre.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com