Rita Ora merr vlerësimin maksimal nga këngëtari i njohur
Ardhja e këngëtares shqiptare me famë botërore në Tiranë ka zbuluar edhe disa anë të panjohura të saj.
Ndërkohë që pjesa më e madhe e personave që e kanë takuar e kanë përshkruar Rita Ora-n si një person shumë të thjeshtë, të njëjtin mendim ka patur edhe këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Sidrit Bejleri por duket se ky i fundit ka zbuluar dhe sensin e humorit që këngëtarja ka.
Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, Sidriti ka treguar se gjatë takimit me këngëtaren ai e ka pyetur atë: “Sa është ora?” dhe përgjigjia e këngëtares ishte: “Sa asht sahati?”.
“Shumë e thjeshtë dhe shumë njerëzore”, ka shkruar bashkangjitur postimit të tij Sidriti, ku shihet së bashku me Rita Ora-n.