Rita Ora na prezantoi vellain
Ju e keni parë shpesh Rita Orën me motrën e saj Elena nëpër evente të ndryshme artistike, por ndoshta nuk e keni ditur se motrat Ora kanë edhe një vëlla të vetëm, Doni. Dje, më i vogli i familjes Ora ka festuar 19-vjetorin e lindjes, por Rita nuk ka mundur të jetë pranë familjes për shkak të angazhimeve artistike. Me këtë rast, këngëtarja shqiptare ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram për të uruar vëllanë e vetëm, i cili, siҫ e shihni, motrës ia ka “vjedhur” disa tipare të ëmbla dhe ngjyrën e syve.
“Për të vetmin vëlla që kam, gëzuar 19-vjetorin e lindjes i dashuri im. Të dua shumë ty dhe mendimin se unë jam shumë e vjetër, ndërkohë që jam 25 vjeç. Paç ditën më të mirë të jetës! Më fal që s’mund të jem me ty!” – shkruan Rita poshtë fotos së vëllait.
Prej disa javësh, Rita është në Itali me xhirimet për filmin të saj të ri “Wonderwell”. Disa prej momenteve më të bukura nga shehi i xhirimit, artisja me origjinë shqiptare i ka ndarë edhe me fasnat në rrjetet sociale.