Lajme

15 August 2017

Rita Ora na tregon emrin e mikut të saj më të ngushtë

Rita Ora poston shpeshherë foto me këngëtarë e artistë të njohur botërorë, por këtë herë ajo ka treguar për ‘The Sunday Telegraph’ se kush është miku i saj më i mirë.

Bëhet fjalë pikërisht për Ed Sheeran. Madje vetë këngëtarja është shprehur se ai e ka ndihmuar pikërisht në momentin kur ajo ka patur më shumë nevojë për mbështetje.

Në vitin 2015 kur Rita Ora ishte nën presion të madh pas betejës ligjore me kompaninë e Jay Z, Roc Nation, Ed Sheeran ka qenë ndër njerëzit që i ka qëndruar pranë dhe e ka mbështetur.
“Kisha nevojë për dikë që të më përkrahte moralisht dhe këtë e bëri Ed. Ai më ka bërë të ndihem mirë kur kisha më shumë nevojë. Ed është një nga miqtë e mi më të mirë dhe nuk do e harroj kurrë suportin që më ka dhënë”- ka treguar ajo.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com