Lajme

19 January 2018

Rita Ora nderohet me çmim në shtetin kinez

||
0 Comment
|

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Këngëtarja shqiptare kohë më parë ka sjell këngën më të re “For You” në bashkëpunim me Liam Payn.

Përveç angazhimeve në këngë të reja, Rita këto ditë po qëndron në qytetin aziatik të Hong Kongut. Ajo ka mbajtur një koncert madhështor në këtë vend të largët, ku fansat u argëtuan me hitet e 27-vjeçares.

Por, Rita ka zbuluar se së fundi është nderuar me një shpërblim në shtetin kinez, i cili referohet karrierës muzikore.

“Sapo mora çmimin si “Artistja më e mirë Ndërkombëtare në Bilboardradiochina”, ka shkruar Ora në Instagram.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com