Lajme

05 February 2018

Rita Ora në gjendje jo të mirë shëndetsore, rrezikon anulimin e koncerteve

Këngëtarja Rita Ora vetëm para pak ditësh solli videoklipin e këngës “For You” në bashkëpunim me Liam Payne.

Pas lansimit të këngës, Rita është shumë e angazhuar në promovimin e projektit, në vende të ndryshme.
Por mëngjesin e sotëm, përmes rrjeteve sociale, këngëtarja dha një lajm të aspak të mirë për fansat e saj.

Rita tregoi se pasi ishte zgjuar për të vazhduar punët në Paris, ishte ndjerë keq me shëndet dhe prandaj kishte kërkuar ndihmën e një doktori.

“Sapo u zgjova për të punuar në Paris dhe ishte ora 8 e mëngjesit, kuptova se diçka nuk shkonte mirë. Kërkova një doktor dhe ai vetëm më tha që kam laringjit të rëndë dhe infeksion bakterial që shkakton dhimbje në fyt. Kurrë nuk kam dëgjuar për këtë të dytin më parë. Është gjithmonë e frikshme kur instrumenti yt që përdor aq shpesh është në një gjendje të brishtë.Mos u shqetësoni unë do të përpiqem të bëj të pamundurën për të performuar me Liam Payne në Paris dhe të jem pjesë e premierës “Fifty Shades Freed”! Më dëshironi fat? sepse sëmundja vërtetë dhemb”, shkroi bashkëngjitur fotove të publikuara Rita.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com