Rita Ora në premierën e “50 Shades Darker”
Rita Ora ka shkëlqyer me veshjen e saj në premirën e “50 Shades Darker” në Los Angeles mbrëmjen e kaluar.
26-vjeçarja kishte veshur një fustan të stiluar nga Giambattista Valli i cili e bënte atë të dukej si një princeshë e njëkohësisht i ekspozonte këmbët e tonifikuara. Edhe pse Rita është pjesë e filmit vetëm 90 sekonda me rolin e saj si Mia Grey, motra e adoptuar e Christian Grey, ajo gjithashtu është pjesë e tij me një nga kolonat zanore të quajtur “Kiss Me”.
Ajo e cila e shoqëronte këngëtaren në tapetin e kuq ishte motra e saj Elena e cila preferoi të mos shfaqej në syrin e publikut. “50 Shades Darker” do të ketë premierën e saj zyrtare më 10 shkurt në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e madhe.