Rita Ora nuk zhgënjen në “Bambi Awards”
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora disa ditë më parë ka udhëhequr dhe performuar në eventin evropian të muzikës “MTV EMA”. Por disa ditë pas ceremonisë së çmimeve MTV EMAs, ajo është shfaqur edhe në një ceremoni tjetër në kryeqytetin gjerman të Berlinit.
Rita mori pjesë në ndarjen e shpërblimeve të “Bambi Awards” dhe menjëherë ka tërhequr vëmëndjen për dukjen e saj. Ajo kishte të veshur një fustan të mbuluar me rruaza dhe zbukuruar me pupla në pjesën e poshtme. Ora në vitin 2015 kishte fituar një çmim në këtë ngjarje artistike.