Lajme

23 October 2017

Rita Ora pi raki rrushi Kosove bashkë me të ftuarit e tjerë në “Jonathan Ross Show”

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ishte e ftuar në emisionin “Jonathan Ross Show”, së bashku me këngëtarin e njohur britanik Ed Sheeran dhe shefin e kuzhinës, Gordon Ramsay. Një nga surprizat që iu bë këngëtares me origjinë nga Kosova ishte një shishe raki rrushi. Një nga pijet tradicionale shqiptare, që e ka mbartur kudo që kanë shkuar.

Kjo dhuratë ishte dërguar nga Ambasada e Kosovës në Londër. Rita mbeti e shtangur dhe u përgjigj duke bërë shaka:

“Siç duket është një Ambasadë e dehur që vetëm pi”. Ajo ia shpjegoi më pas të ftuarve efektin e kësaj pije alkoolike.

“Ulu, sepse do të bjerë në kokë. Është shumë e fortë. Gjëja e mirë e kësaj është se nuk e kupton asnjëherë kur duhet të ndalosh së piri. Çdo herë që e pi duket sikur po e pi për herë të parë. Nuk e di si do të performojë pas kësaj”. Ora u pyet nëse e konsumon njeri në familjen e saj:

“Babi im e pi. Mua më pëlqen alkooli, kështu që thjesht pi. Pas pune është shumë mirë që ta trajtosh veten, por gjatë punës nuk e konsumoj asjëherë”.
Pijen alkoolike e provoi Jonathan dhe Gordon por siç edhe vetë ata thanë ishte shumë e fortë për shijen e tyre.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com